TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arrestohet në Greqi një 25-vjeçar shqiptar që shiste drōgë. Mediat greke shkruajnë se ai vepronte në mes të Athinës, pak metra larg selisë së Bashkisë.
Policia greke kishte të dhëna se shqiptari ishte trafikant i sasive të mëdha të drōgës, madje përdorte qendra tregtare të njohura për të kryer shitjet, ku qarkullonte me qeska të zeza mbeturinash.
Të mërkurën 3 qershor forcat speciale policore ndoqën me kujdes lëvizjet e 25-vjeçarit shqiptar me qeskën e zezë plot cānabis dhe sapo hyri në dyqan, e kapën në flagrancë, pa i dhënë mundësinë të reagojë.
Siç duket dhe në fotot e gazetës greke “Proto Thema”, policët ishin vendosur në kënde të ndryshme, ndërsa 25-vjeçari qarkullonte si një blerës i zakonshëm.
Sipas të dhënave, i riu shqiptar ishte tregtar me shumicë i lëndëve narkotike, të cilat i vendoste në pika të ndryshme të Athinës për bashkëpunëtorët, që në vijim i shisnin në sasi të vogla në tregun grek.
Gjatë arrestimit në flagrancë u sekuestruan 2 kilogram dhe 200 gramë kōnabis e cilësisë më të lartë, në qeska të izoluara të posaçme, që nuk dalloheshin as nga qentë.
25-vjeçari shqiptar ka precedencë penale, ndërsa policia greke ka arrestuar dhe një shitës në dyqan, që e përdorte si bashkëpunëtor, për të cilin nuk ka të dhëna të tjera.
