AKTUALITET, 8 Qershor 2020, 14:25

Ardian Çapja në gjendje kritike, plumbi ka kaluar shumë pranë zemrës

Ardian Çapja në gjendje kritike, plumbi ka kaluar shumë


Ardian Çapja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe po i nënshtrohet një operacioni në Spitalin e Traumës. News 24 raporton se Çapja ka një plumb në shpatull që është tejshpus.

Plumbi ka hyrë nga pas në shpatull dhe ka dalë në kraharor dhe ka kaluar shumë pranë zemrës duke dëmtuar arterien dhe nervat. Jashtë kamerave drejtori i spitalit Arben Zenelaj tha se gjendja shëndetësore e Çapjas është kritike.

Para se të transportohej në Tiranë, 55-vjeçari ka pasur shumë hemorragji.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia e Elbadanit “më datë 08.06.2020, rreth orës 09:37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Ardian Çapja, rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plāgosur me ārmë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.