AKTUALITET, 8 Qershor 2020, 12:49

“Data 8 qershor mësuesit nuk kanë marrë ende rrogat”, Albana Vokshi: Paguaji mësuesit Besa!

“Data 8 qershor mësuesit nuk kanë marrë ende rrogat”,


Ish-deputetja e PD Albana Vokshi me anë të një statusi në “Facebook” i kërkon Ministres së Arsimit Besa Shahini të paguajë mësuesit.

Vokshi deklaron se megjithëse është data 8 qershor mijëra mësues nuk kanë marrë ende pagat duke sjellë vështirësi për familjet e tyre.

POSTIMI:

Paguaji mësuesit #Besa!! Sot është data 8 qershor. Mijëra mësues nuk kanë marrë ende pagat. Paguaji mesuesit Besa!

Ata ushqejnë fëmijët, familjet me këtë pagë që në shumë raste s’mjafton as për të paguar faturat dyfishuara të energjisë elektrike, ujit etj.

Ti edhe sivëllezërit e simotrat tuaja në qeveri nuk mund ta kuptoni dot realitetin e tyre.

Ju jeni fatkeqesia e tyre!

#PaguajMësuesit