AKTUALITET, 8 Qershor 2020, 12:23

Punonjësi u infektua me koronavirus, mbyllet drejtoria e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër

Punonjësi u infektua me koronavirus, mbyllet drejtoria e Sigurimeve


Është mbyllur sot drejtoria e Sigurimeve në Shkodër, pasi një punonjës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mësohet se drejtoria e Sigurimeve Shoqërore është mbyllur pa afat, deri sa të bëhet dezinfektimi dhe tamponët për të gjithë punonjësit.

Njoftohet po ashtu se hapat e mëtejshëm në lidhje me situatën e krijuar, do të merren në bashkëpunim me institucionet e shëndetit.

Gjatë 24 orëve të fundit, vend sot u regjistruan 17 raste te reja, prej të cilëve gjashtë në qytetin e Shkodrës.