AKTUALITET, 8 Qershor 2020, 13:43

Kapet në Itali shqiptari, pjesë e Ndranghetas, autor i vrāsjes makabër. Si u gjet në pyll i ēkzekutuar Besnik Metaj

Kapet në Itali shqiptari, pjesë e Ndranghetas, autor i vrāsjes


Arrestohet në Itali një shtetas shqiptar nga Kopliku, pjesë e organizatës mafiozē Ndrangheta.

Karabinierët e Como e vunë në pranga pasi në hetimet dy vjeçare të prokurorisë italiane është hedhur dritë mbi vrāsjen e Besnik Metaj, që besohet të jetë një nga bashkëpunëtorët e organizatës në trafikun e drōgës.

Metaj u gjet i vdekur në Lombardi në vitin 2017, i groposur në pyll, pa rroba dhe me plagë ārme.

Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar sot, për të cilin nuk jepen detaje për gjeneralitetet, dyshohet se është autori i vrāsjes së Besnik Metaj.

Ky i fundit dyshohet të jetë vrārë pasi nuk kishte dorëzuar një pagesë për një sasi drōge.

Shqiptari nga Kopliku, akuzohet për vrāsje dhe fshehjen të kufomës së Besnik Metaj, si dhe mbajtjen e paligjshme të ārmëve të zjarrit.

Hetimet që çuan në zbulimin e vråsësit të dyshuar të Metaj, nisën para dy vitesh për trafikun e drōgës nga Veneto, Lombardia dhe Kalabria, si dhe jashtë Italisë, (Shqipëri, Rumani, Angli dhe Gjermani).