TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ,prej disa kohësh po shfaqet shpesh në rrjetet sociale me video selfie, një stil krej i ri ky i Kreut të PD-së .
Këtë mëngjes Basha u shfaq nga Elbasani sëbashku me një zonjë e cila gatuan Bugaçen ,traditë kjo e këtij qyteti .
Basha shprehet se elbasanllinjtë e gatuajnë gjithmonë këtë ushqim të vecantë, ndërsa shton se qeveria me në krye Edi Ramën vazhdon t’ja marrë frymën biznesit dhe se Rama është më keq se Yndyra .
Lulzim Basha: Bugaçja më e mirë e Elbasanit. Sa herë kanë ardhur e kanë marrë bugaçen këtu dhe ma kanë sjellë. Sot kam ardhur me e ble vetë bugaçen. Specialiteti i Elbasanit dhe kroasanti i Shqipërisë, mund ti themi kështu se ka të të njëjtët përbërës. Ka gjalpin me shumicë.
Shitësja: Atë kemi të keqe ne yndyrën.
Lulzim Basha: Të keqen kemi një gjë tjetër ne, atë që na rrit taksat dhe s’po lë bizneset me marr frymë. Por ai është muhabet tjetër. Kjo pra është bugacja e famshme e Elbasanit, që është një specialitet tipik i këtij qyteti. Realisht gatuhet në orët e para të mëngjesit dhe është mëngjesi tipik i elbasanllinjve. Në vitet kur punoja në Kosovë, kur nuk ishte akoma Rruga e Kombit sigurisht, një nga rrugët më të mira për të ardhur në Tiranë ishte përmes Shkupit dhe natyrisht mëngjesi na gjente në Elbasan, ku në çdo byrektore kishim një zgjedhje mes byrekut dhe bugaçes. Unë nuk e njihja çfarë ishte bugaçja dhe porosisja gjithmonë byrekun, e mësova më vonë kur isha deputet i Elbasanit. Dhe ia rekomandoj kujtdo.
Ndërkohë, ndjekësit e tij në rrjetet sociale e kanë krahasuar me Genard Hajdinin, një personazh i rrjeteve sociale që herë pas here shfaqet bashkë me motrën e tij duke gatuar.