AKTUALITET, 8 Qershor 2020, 12:58

“Dëgjova një shpërthim”, flet zjarrfikësi i plāgosur pas atēntatit ndaj Ardian Çapjas

“Dëgjova një shpërthim”, flet zjarrfikësi i


Përveç Ardian Çapjes, mëngjesin e sotëm në Elbasan ka mbetur i plāgosur edhe një zjarrfikës.

Autorët pas ngjarjes në Krastë, ku u plāgos Çapja kanë braktisur dhe djegur makinën në zonën e Fushë Mbretit.

Mësohet se brenda në makinë ka pasur fishekë, të cilët kanë shpërthyer nga djegia. Për pasojë është plagosur njërin prej zjarrfikësve, Dashamir Muhaxhiri 38 vjeç, që po shuante flakët.

Muhaxhiri ka thënë se në momentin që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ka pasur një si shpërthim, por që nuk e kanë kuptuar në fillim çfarë ishte.

“Ngjarja ka ndodhur pas një njoftimi zjarri se na thanë se digjej një makinë, në momentin që kemi arritur në vendin e ngjarjes dhe fiket makina ndodhi një shpërthim dhe nuk e vura re, Nuk e di se çfarë ishte, mendova ndonjë gomë.

Në këmbë kisha ashkla llamarine”, është shprehur zjarrfikësi.