AKTUALITET, 18 Shkurt 2019, 11:39

Diskutime të forta brenda Grupit të PD për djegien e mandateve, të gjithë pro

Diskutime të forta brenda Grupit të PD për djegien e mandateve,

Në mbledhjen e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë nisur diskutimet mbi propozimin e kryetarit Lulzim Basha për djegien e mandateve të deputetit. Deklarata pro raportohen njera pas tjetrës nga mediat nga burime brenda mbledhjes.

Edmond Spaho: Nuk duhet të lëvizim nga djegia e mandateve. Në zgjedhje me Ramen nuk hyjmë se ai prapë do të na i vjedhë.

Flamur Noka: Duhet djegia e mandateve, të bashkohemi me qytetarët. Nuk mund të jemi opozitë fasadë. Ky është një regjim, nuk mund të sillemi normalisht.

Agron Duka: Në mënyrë absolute jam për djegien e mandateve.

Florian Mima: Jam për djegie mandatesh

Oriola Pampuri: Djegia e mandateve, akt sublim.

Ervin Salianji: Po flasim që t'i lëmë mandatet. Unë thashë duhet t'i lëmë dhe të gjejmë hapësirat ligjore që t'i lëmë që tani

Andon Frrokaj: Pro djegies, ne i paraprijmë me sakrificë. Ne duhet të dalim t’i themi qytetarëve jemi si ju, pa asnjë ndryshim. Është koha për veprim.

Vijon...