AKTUALITET, 5 Tetor 2018, 09:24

‘Babalja’, Salianji sot tek Krimet e Rënda

‘Babalja’, Salianji sot tek Krimet e Rënda

Gjatë mëngjesit të sotëm, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji do të dëshmoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për akuzat ndaj Agron Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Mësohet se deputeti duhet të paraqitet te Krimet e Rënda në orën 09:30 të këtij mëngjesi.

Fletëthirrja e Prokurorisë është firmosur nga prokurorët Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri.

Dëshmia e Salianjit vjen pas mbërritjes së përgjigjes së ekspertizës nga Britania e Madhe për çështjen e bisedës që pretendohet se është zhvilluar mes Agron Xhafes dhe Albert Veliut i njohur si dëshmitari X ose ‘Babalja’.

Pas Fletëthirrjes së Prokurorisë Salianji tha se PD është e vendosur që të shkëpusë lidhjet e qeverisë me krimin, në çdo formë. TPZ.AL