TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ngjarja me një të vdekur dhe 3 të plagosur mbrëmjen e djeshme në zonën e Ish-Bllokut ka vënë në lëvizje strukturat policore.
Nga atentati i mbrëmshme, ku dyshohet se objektiv ishte Ervis Martinaj, mbeti i vdekur truproja e tij, Rigers Gaxha, 26 vjeç, ndërsa dy nga tre të plagosurit janë Martinaj dhe Laert Hasaj, miku i tij.
Policia nuk ka dhënë asnjë detaj për personin e tretë, i cili mendohet të jetë një nga kundërshtarët e tjetrës palë.
Gazetarja, Dorjana Bezat ka raportuar për ‘BalkanWeb” se ngjarja e mbrëmshme ka të njëjtën tipologji me atë të Linzës, pasi gjithçka ka nisur pas sulmeve verbale, ku më pas situata ka precipituar duke përdorur edhe armët.
Ngjarja në Linzë dhe dinamika:
Konflikti ka nisur nga Ervis Martinaj, pasi viktima po e shihte në formë të çuditshme. Pra gjithçka ka nisur pas një sherri verbal në ambientet e lokalit. Konflikti ku u vra Enton Nika ndodhi në parkingun e lokalit “M…” në Linzë. Të pandehurit kanë drekuar në këtë lokal dhe në momentin e largimit kanë parë Nikën dhe pronarin e lokalit, Ismet Gaxherri. Referuar deklarimeve të të pandehurve, gjykata pretendon se Ervis Martinaj ka vënë re shtetasin Enton Nika që po shihte nga ata, duke folur nëpër dhëmbë, që i është dukur si sharje të pandehurit Ervis.
“Ai i është drejtuar të ndjerit Enton Nika duke i thënë ‘o çuni, hajde një sekondë’. Pasi janë afruar, i pandehuri Ervis i ka hedhur dorën në qafë të ndjerit Enton duke i thënë: ‘A më njeh mua, unë jam Ervis Martinaj’. Entoni i ka thënë ‘qofsh me shëndet, unë jam Enton Nika dhe më largo pak atë dorën nga supi se ta këpus’”, rrëfehej nisja e konfliktit në vendim.
Më tej të pandehurit janë përfshirë në konflikt fizik me ta, ku në një moment i pandehuri Emiljano Tasho ka qëlluar me një armë pistoletë, sipas tij nga pakujdesia, drejt Enton Nikës, duke e lënë të vdekur.
Nga hetimet e kryera deri tani, rezulton se ende nuk ka një motiv të qartë, por ajo që lidhë vrasjen e Linzës dhe atentatin në ish-Bllok mendohet të jetë skenari fillestar, ku gjithçka ka nisur me sulme verabale.
“Policia ka gjetur njërën prej dy pistoletave. Dyshimet janë për personin e tretë se është nga pala kundërshtare, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet se është stabile. Kemi të bëjmë me një atentat jo të mirëfilltë, pasi ata njiheshin mes tyre. Nuk mund të veçojmë një pistë të qartë për ngjarjen”, shton gazetarja./ BW/