AKTUALITET, 31 Tetor 2017, 11:22

Çështja ‘Tahiri’; Opozita bojkoton Konferencën e Kryetarëve

Çështja ‘Tahiri’; Opozita bojkoton Konferencën e

 

Opozita e ka kthyer në kalë beteje çështjen Tahiri duke bojkotuar edhe Konferencën e Kryetarëve. Kjo çështje vazhdon të shkaktoj debate të shumta në komisionet parlametare apo mbledhjet e ndryshme mes qeverisë e opozitës.

Deputetët e LSI-së dhe të PD-së sot kanë braktisur në marrveshje me njëri tjetrin, mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, teksa po diskutohej projekt/buxheti i vitit 2018.

Deputeti Edmon Spaho tha se PD-ja nuk pranon të bëhet pjesë e fasadës e kësaj qeverie të lidhur me krimin.

Ndërsa  përfaqësuesi i PS, Taulant Balla tha se i vjen keq për PD-në që po largohet, por jo për LSI-në që i shkon nga mbrapa.

TPZ.AL