AKTUALITET, 19 Shkurt 2019, 12:59

Askush nuk e pret Ramën në Vaun e Dejës, takimi zgjat vetëm 7 minuta/ FOTO

Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Vaun e Dejës ka nisur me të papritura pa mbërritur ende në këtë qytet.

Takimi i tij me banorët e Vaut të Dejës nuk ka shkuar edhe aq mirë.

Siç duket edhe nga fotot, ai është pritur në qytetin verior nga pak njerëz diçka që e ka detyruar mbase ta zgjasë takimin vetëm 7 minuta me qytetarët në kuadër të programit qeverisës “për bashkinë që duam”.

Kujtojmë se ai është pritur me protesta nga banorët e Lezhës të cilët i kanë bllokuar edhe rrugën duke e detyruar që të dredhojë nëpër rrugë fshatrash.