TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me deklaratën e Zv/ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari i cili u shpreh se në protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë, protestuesit do hedhin sërish bomba molotov dhe sende të tjera piroteknike.
Për këtë reagim Bardhi tha se PD ka qenë dhe do të mbetet parti e paqes dhe që do integrimin europian të Shqipërisë, ndërsa ftoi qytetarët që të dalin sot të protestojnë në mënyrë paqësore.
“Deklaratat e Ministrisë së Brendshme nxisin dhunën. Qeveria po qëndron në pushtet me vota të vjedhura. Dhuna nuk ka qenë dhe nuk do të jetë mjet i PD. Deklaratat e Ministrisë së Brendshme se opozita ka prodhuar bomba molotv janë mashtrime që bën MB për të frikësuar qytetarët. PD ka bërë thirrje që të vijnë të gjithë qytetarët që të protestohet në mënyrë paqësore. PD ka refuzuar gjithmonë dhunën”, tha Bardhi.
Lexo edhe:
http://www.tpz.al/2019/05/13/deklarate-e-ministrise-se-brendshme-ne-protesten-e-sotme-do-te-tentohet-per-akte-dhune/