AKTUALITET, 29 Dhjetor 2017, 09:25

Arrestohet në Qafë Thanë, fieraku i kërkuar nga Interpol Roma

Arrestohet në Qafë Thanë, fieraku i kërkuar nga Interpol

Një 40-vjeçar nga Fieri i shpallur në kërkim nga Interpol Roma u arrestua në doganën e Qafë Thanës, teksa paraqiti dokumentet për të hyrë në Shqipëri. Ai quhet Ermal (Edmond) Brahimaj, banues në Fier.   Brahimaj do të ekstradohet në Itali, ku do të vuajë dënimin për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik droge.

Policia e Korçës njoftoi:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, bënë arrestimin provizor të shtetasit Ermal (Edmond) Brahimaj, 40 vjeç, banues në Fier.

Më datë  28.12.2017 shtetasi i mësipërm është paraqitur në hyrje  të Republikës së Shqipërisë.Gjatë verifikimit të dokumentacionit të tij në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore italiane kane lëshuar urdhër arrestin nr 19089 datë 24.10.2008 si dhe kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike" parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Për veprime të mëtejshme u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./TPZ.AL