AKTUALITET, 4 Dhjetor 2017, 11:46

Arrestohen tetë të dyshuar, për vrasjen e gazetares në Maltë

 

Tetë të dyshuar për vrasjen e gazetares investigative, Daphne Caruana Galizia, janë arrestuar në Maltë ditën e sotme.

Caruana Galizia, e cila ishte kritike ndaj korrupsionit në nivele të larta të qeverisë, vdiq në tetor të këtij viti, pas shpërthimit të makinës së saj, pak metra larg shtëpisë.

Familja e gazetares së vrarë, ka nisur një aksion ligjor kundër policisë së Maltës, sepse pretendojnë që hetimi për vrasjen e gazetares nuk është i paanshëm. Familja e bazon këtë pretendim në faktin se një prej personave kyç në ekipin që po heton, është i afërm me një person i cili ka qenë objekt i shkrimeve të gazetares.

Personat e arrestaur ditën e sotme, janë tetë shtetas nga Malta, shumica e të cilëve kanë rekorde kriminale të mëparshme. Policia ka 48 orë kohë për të pyetur të dyshuarit dhe të vendosë nëse ata do të akuzon apo do të lirohen.

Burimi: The Guardian / TPZ.AL