AKTUALITET, 2 Tetor 2018, 14:34

"Arrest me burg" për vëllain e Alketa Vejsiut, mesazh për të ëmën: Ma, mos u mërzit

"Arrest me burg" për vëllain e Alketa Vejsiut, mesazh

Ka dalë sot para Gjykatës së Lezhës, Endrit Vejsiu, vëllai i prezantueses së njohur Alketa Vjesiut.

Gjykata e Lezhës e ka lënë në arrest me burg, deri në përfundim të hetimeve. Vejsiu u arrestua të dielën në një operacion të policisë, pasi iu gjetën mina në makinë.

Pasi ka dalë nga Gjykata, Vejsiu ishte me pranga në duar dhe i shoqëruar me policë, dhe i ka bërë thirrjes mamasë që ishte e pranishme që të mos mërzitej.

“O ma mos u mërzit”, kanë qenë këto fjalët e vetme që ka thënë Vesjiu pasi ka dalë nga gjykata./Panorama/