TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhet porosia dhe kushti i vetëm që Bundestagu gjerman i ka vendosur klasës politike shqiptare për nisjen e bisedimeve, lidhur me çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Burime të politiko.al bëjnë me dije se zyrtarët gjermanë, mes tyre Christian Petry, i kanë kërkuar të dyja palëve politike që të nisin bashkëpunimin për reformat në vend, kusht që sipas tyre do të garantojë edhe bisedimet për vijimin e negociatave.
“Duhet të ketë bashkëpunim për reformat. Bundestagu do të flasë vetëm pas këtij bashkëpunimi mes palëve, një hap shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Detyrat i keni të përbashkëta”, mësohet të kenë kërkuar deputetët.
Po ashtu, ata theksuan se në takimin e datës 29 prill në Berlin, do të diskutohet edhe për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mesazhi që do japë Merkel dhe Macron në lidhje me idenë e shkëmbimit të kufijve është se Ballkani Perëndimor nuk ka zgjidhje me ndryshim kufijsh. Jemi kategorikisht kundër çdo ideje për ndryshim kufijsh”, thanë deputetët gjermanë, ndërsa në takimin e zhvilluar në ambasadën gjermane me ta i pranishëm ishte edhe ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ish deputetë të opozitës e anëtarë të shoqërisë civile.
Zyrtarët e huaj vlerësuan edhe rolin e ish ministrit Bushati për interesat evropiane të Shqipërisë.
“Na vjen mirë që kemi këtu ish-ministrin Bushati. Një luftëtar i paepur për interesat europiane të Shqipërisë. Bashkëpunëtor i yni për stabilitetin në rajon me takimet në Berlin dhe në Tiranë”, thanë ata.
Nga ana tjetër, këtë mëngjes kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një prononcim për gazetarët tha se Shqipëria mbështetet në rrugën e integrimit nga Gjermania dhe se javën e ardhshme do të nisin takimet intensive në Bundestagun gjerman në funksion të këtij procesi.
POLITIKO