TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Të Paekspozuarit" dhe është pyetur lidhur me paralelizmin që bëri Edi Rama, mes burgosjes së Fatos Nanos dhe kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit.
Sipas Bushatit, Rama po e përdor Nanon, si një dordolec duke e ditur që ky i fundit nuk reagon.
"Rama është në një hall të madh që kërkon t'i thërrasë memories së të majtëve. Mendova që Fatos Nano, të paktën do të fliste dhe do të thoshte mos më përdorni deri këtu. Fatos Nano e ka lejuar veten të përdoret kaq shumë, dhe Rama e di se edhe po t'a përdorë si një dordolec për të trembur Berishën, ai sërish nuk do të flasë."
/TPZ.AL/