TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti Lefter Maliqi në një lidhje direkte me studion e emisionit “Open” është përplasur ashpër me Alfred Pezën, ish deputetin e Rilindjes, të cilit iu hoq mandati për shkak të nisjes së një hetimi lidhur me fshehjen e burimit të një pasurie miliona euro, aktualisht gazetar politik, dhe sekretar i Rilindjes për marrëdheniet me Publikun dhe Median.
I qenë në funksion të plotë me detyrën që ka marrë përsipër, Alfred Peza e provokoi hapur deputetin Maliqi duke e pyetur nëse do të japë dorëheqjen, siç ka deklaruar, pasi zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor dhe jo siç ai ka parashikuar mosmbajtjen e tyre.
Maliqi iu përgjigj, duke thënë se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, sepse ato nuk do të njihen, ndërkohë që Peza iu përgjigj duke i thënë se nuk i mbante premtimet.
Kjo gjë e ka acaruar deputetin Maliqi i cili zbuloi një tjetër skandal të fshehur e që bën fjalë periudhën kur Alfred Peza ishte deputet dhe që mund të ndihmojë në rihapjen e hetimeve rreth dosjes së tij lidhur me fshehjen e pasurisë të cilën e hodhi për tu bërë aksioner në një bankë të nivelit të dytë.
Sipas Maliqit, të gjitha emërimet në burgun e Peqinit janë bërë prej tij.
“Jo po si puna jote në Peqin, se të njohim mirë ne ty. Të gjithë emërimet në burgun e Peqinit ti i kë bërë, po lëre mos ta hap të gjithë këtë. Ti je hajdut, se je akuzuar për këtë, ke vjedhur. Më tregon mua premtimet ti”, i tha Maliqi.
Kujtojmë se Maliqi ka qenë zv.drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve dhe kompetenca në shpërthimin e skandalit të fshehur ndaj kohës kur Alfred Peza ishte deputet, hap rrugën e një hetimi të ri, nga ana e strukturës përgjegjëse.CNA.al