TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arrestohet nga policia shqiptare, Faruk Fatih Özer, themeluesi i platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex.
Ai ishte arratisur nga Turqia dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Bosi i shumekerkuar jetonte ne lagjen “5 Maji”, në Elbasan, por u kap ne nje nga plazhet ne Jug te vendit.
Së bashku me turkun në pranga ra dhe një person tjetër qe e shoqëronte. Organet ligjzbatuese shqiptare prej kohësh ishin në gjurmim të vend ndodhjes së tij si dhe kishin identifikuar personat me të cilët shoqërohej.
Ai ishte në kërkim prej muajsh dhe mediat turke shkruanin se bosi i shumëkërkuar i Thodex dyshohet se strehohej në Shqipëri.
Faruk Fatih Özer dyshohet se ka mashtruar rreth 400 mijë persona nëpërmjet platformës “Thodex”, bursë kriptovalutash e themeluar në vitin 2017 në Turqi.
Prokuroria në Stamboll nisi hetimet kundër Özer, i cili dyshohet për krimin e “mashtrimit të kualifikuar”.
Raporti kundër tij thotë se ka pasur një problem me tërheqjen e parave në llogaritë bankare në bursë për shtatë ditë dhe se bursa u mbyll plotësisht më vonë.
Gjithashtu u theksua se faqja në internet “www.thodex.com” nuk është në dispozicion për dy ditë. Kjo ishte një faqe me rreth 400 mijë përdorues, përfshirë 390 mijë përdorues që tregtonin në mënyrë aktive kriptovaluta dhe financonin investime.
Përdorues të shumtë të “Thodex” postuan në mediat sociale se nuk kishin qasje në bursë dhe se nuk kanë mundur të transferojnë paratë e tyre në llogari për disa kohë.
Policia turke ka vënë në pranga 62 persona në lidhje me hetimin për mbylljen e një platforme të tregtisë së kriptomonedhave dhe pas arratisjes së Faruk Fatih Özer, themeluesit të “Thodex”.