TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një përditësim për pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë ku po votohet këtë të diel.
Sipas të dhënave më të fundit, pjesëmarrja deri në orën 13.00 është 17.67% mjaft e ulët në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
Në momentet e fundit ka pasur një rritje të zgjedhësve në bashkinë e Dibrës ku pjesëmarrja ka arritur në 24.31%.
Në vend të dytë për pjesëmarrje renditet Lushnja me 24.27%.
Pjesëmarrja më e ulët është në Durrës me vetëm 14.57%. E ulët është pjesëmarrja edhe në Shkodër me vetëm 16.5%.

