AKTUALITET, 6 Mars 2022, 13:42

Incidentet pranë qendrave të votimit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi autorizon të gjitha KZAZ-të mos të lejojnë…

Incidentet pranë qendrave të votimit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka autorizuar të gjitha KZAZ-të dhe KQV-të që të mos lejojnë grumbullimet e personave të paautorizuar pranë Qendrave të Votimit.

Thirrja vjen pas disa incidenteve të ndodhura paraditen e sotme në disa qendra votimi në vend.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi: Kemi komunikuar dhe autorizuar të gjitha KZAZ-të dhe KQV-të, të mos lejojnë dhe kur është rasti të raportojnë direkt në KQZ  grumbullimet e personave të paautorizuar pranë Qendrave të Votimit.