AKTUALITET, 26 Mars 2022, 22:21

Zjarri në komisariatin e Kamzës, ndërron jetë i ndaluari, në gjendje kritike një tjetër bashkë me një polic

Zjarri në komisariatin e Kamzës, ndërron jetë i ndaluari,

Një person ka ndërruar jetë në spital për shkak të dëmtimeve që ka pësuar nga zjarri i rënë mbrëmjen e sotme në Komisariatin e Policisë së Kamzës.

Policia bën me dije ka ndërruar jetë A. M. i cili u dërgua në spital pasi pësoi dëmtime për shkak të flakëve.

Ndërkohë kanë mbetur të lënduar edhe dy persona të tjerë, D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.

Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.