TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

1- Aeroporti Nënë Tereza deri dje, duhet quhej faktikisht “Mao Ce Dun” sepse ishte në disponim të kinezve dhe shërbimi sekret kinez kontrrollonte gjithë hapësirën ajrore të shqiponjave eurpoane. Ishte foleja e vetme në Europë që menaxhohej nga Kina. Çuditërisht Shqipëria shtet i Natos i kishte dhuruar Aeroportin kinezve. Investimet e Natos por dhe ato amerikane po frenoheshin nga hezitimi tyre se ishin nën mbikqyrjen kineze në çdo moment. Çdo hyrie-dalje në Shqipëri kishte syrin magjik në Pekin. Për ata që vetëm protestojnë por përtojnë të lexojnë po ju them se shërbimet inteligjente dhe diplomatike amerikane e kanë konsideruar akt patriotik kombëtar me strategji gjeopolitike blerjen e Aeroportit Nënë Terrza nga ky biznesmen shqiptar, i cili largoi përfundimisht kinezët nga kontrrolli avioacionit.
2- Prej 30 vitesh shqiptarët ishin populli më i diskriminuar në çmimet e larta për lëvizjet e tyre në trafikun ajror. Biletat më të shtrenjta në Europe dhe botë ishin në Shqipëri për shkak të taksave aeroportuale. Të fluturoje në qytetet europiane kushtonte nga 300 deri në 600 euro. Prej dy vitesh me ndryshimin e pronarit, politikave dhe sistemit taksave, çmimet u ulën në mënyrë të paimagjinueshme nga e cila përfitojnë: – 2 milion emigrantë që punojnë jashtë shqipërisë – 10 milion shqiptar që jetojnë diasporë – miliona të juaj që mund udhëtojnë për arsye pune, biznesi apo turizëm në Shqipëri – 3 milion shqiptar të Shqipërisë që për arsye të ndryshme duan të udhëtojnë.
Unë personalisht kam udhëtuar më shpesh drejt Shqipërisë sepse çmimi Tiranë-Berlin kushton 29 euro. Aq i lirë është çmimi i bliletës, sa taksia nga Aeroporti në shtëpi më kushton dy herë më shtrenjtë se avioni. Ky çmim 29 euro nuk është vetëm të udhëtoni në Berlin por kudo: Londër, Milano, Hamburg, Romë, Bruksel..
Unë kam protestuar i pari kur të gjithë fshiheshin kundër çmimeve të naftës apo çmimit biletave në Aeroport. Jam i gatshëm të dal sërish në protest për çdo rritje, ama për të qenë të ndershëm me kauzat, duhet ti japim Kastratit atë që i takon: Dëmin apo suksesin. Dhe mos harroni këto çmime avioni janë pas rritjes çmimit karburanteve, sepse siç e dini avionët me energji solare ende nuk janë hedhur në flururim. Çmimi para dy javësh ishte 19 euro Tiranë-Berlin.
P.S. Ju lutem komentuesve mos e ndryshoni Temën duke debatuar për çështje tjera. Pyetja është: Paguanim më pak apo më shumë dje?