AKTUALITET, 26 Mars 2022, 15:30

Pushtimi rus/ Presidenti ukrainas Zelensky ftohet të flasë në parlamentin grek, ja kur do të mbahet seanca

Pushtimi rus/ Presidenti ukrainas Zelensky ftohet të flasë në

Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet parlamentit grek përmes një telekonference me shumë mundësi të mërkurën ose të enjten.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i bëri ftesë Zelenskyt të premten gjatë një telefonate, e treta mes palëve që prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.

Zelensky deri më tani ka mbajtur disa fjalime të tilla duke nisur nga kongresi amerikan si dhe në parlamentit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë.

Deklaratat e tij kanë pasur si synim për të mbledhur sa më shumë mbështetje për vendin e tij.

Kryetari i parlamentit grek ka biseduar me ambasadorin e Ukrainës në Greqi dhe të dy ranë dakord që telekonferenca të mbahet javën e ardhshme të mërkurën ose të enjten.