AKTUALITET, 26 Mars 2022, 21:06

Pas rikthimit në PD, zbulohet lëvizja e radhës e Berishës

Pas rikthimit në PD, zbulohet lëvizja e radhës e Berishës

Pasi u rikthye në Partinë Demokratike me Komisionin e Rithemelimit, ish kreu i demokratëve, Sali Berisha, duket se ka vendosur të mos e mbyllë turin e tij të "Foltores" nëpër rrethe.

Në kuadër të Kuvendit Kombëtar të 30 prillit, Berisha ka njoftuar se do zhvillojë foltore në Tepelenë dhe Përmet.

“Te dielen, 27.03.2022, ne ora 11:00, lideri historik i demokrateve z. Sali Berisha zhvillon Foloren e radhes ne Tepelene. Foltorja zhvillohet me pas ne Permet, ne ora 13:00”, thuhet në njoftim.

Këto janë takimet e para në bazë qëkur Gjykata e Tiranës regjistroi statutin e 11 Dhjetorit duke i dhënë mundësi Berishës dhe deputetëve të tij të shkojnë në selinë e PD-së dhe të njoftojnë riorganizimin e kësaj partie.