AKTUALITET, 26 Mars 2022, 22:08

Zjarri në Komisariatin në Kamëz, vatra shpërtheu në ambientet e të ndaluarve

Zjarri në Komisariatin në Kamëz, vatra shpërtheu në

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vatra e zjarrit e shënuar në Komisariatin nr. 5 në Kamëz.

Zjarri ka nisur në ambientet e të ndaluarve. Deri më tani, tre persona janë dërguar në spital, pasi kanë paraqitur probleme me asfiksinë. Një person ka humbur jetën. 

Ndërkohë, zjarrfikëset, kanë mundur të neutralizojnë vatrën, ndërsa momentalisht punonjësit e komisariatit po evakuohen nga godina, për shkak të tymit të dendur.

Bëhet e ditur se të ndaluarit do të shpërndahen nëpër komisariate të tjera.