AKTUALITET, 26 Mars 2022, 16:33

Vrau me thikë gruan e tij, gjykata zvicerane dënon shqiptarin

Vrau me thikë gruan e tij, gjykata zvicerane dënon shqiptarin

Një gjykatë zvicerane në Dietikon ka vendosur se akti makabër që 40-vjeçari shqiptar ka kryer mbi gruan e tij ishte i qëllimtë dhe i kryer në gjakftohtësi. 

Kryetari i trupit gjykues Benedikt Hoffmann, duke shpallur vendimin të premten në mbrëmje ka folur për një “brutalitet të paimagjinueshëm”.

Shqiptari i Maqedonisë së Veriut u dënua me 15 vjet e shtatë muaj burg, 15 vjet dëbim nga vendi dhe gjobë prej 500 frangash.

Dëbimi nga Zvicra vlen edhe për të gjitha shtetet e tjera të zonës së Shengenit. 40-vjeçari,  më 26 gusht të vitit 2019 kishte vrarë bashkëshorten duke e goditur pesë herë me thikë. 

Përveç për vrasje, ai është shpallur fajtor edhe për një sërë krimesh ekonomike dhe shkelje të rënda të qarkullimit rrugor.