AKTUALITET, 26 Mars 2022, 15:55

Joe Biden takohet me refugjatët ukrainas: Të gatshëm të presim 100 mijë prej tyre!

Joe Biden takohet me refugjatët ukrainas: Të gatshëm të

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka kaluar një ditë të ngarkuar në Varshavë.

I pari i shtetit amerikan fillimisht është takuar me dy ministra ukrainas dhe më pas është pritur nga zyrtarët shtetërorë polakë. Në përfundim të takimeve zyrtare, ai u ndal në stadiumin kombëtar të Polonisë, për të takuar refugjatët e zhvendosur nga lufta.

Ai takuar disa prej refugjatëve ukrainas që tashmë kishin braktisur vendin e tyre si pasojë e agresionit rus që ka filluar më 24 shkurt.

Biden iu ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të aleancës së NATO-s që të pranojnë refugjatë pasi barrën kryesore po e mban Polonia, e cila ka pranuar mbi dy milionë ukrainas.

SHBA ka bërë të ditur se është e gatshme të pranojë 100 mijë ukrainas, ndërsa ka ndarë 13.6 miliardë dollarë për çështjen e Ukrainës.