TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Lushnje.
Ai thotë se ka dy vite që flet dhe kërkon llogari për rrugën ku ndodhi aksidenti, por askush nuk e dëgjon.
“Kjo është dita dhe rasti, kur të qenit deputet është plotësisht kooot, tërësisht i padobishëm.
Eshte nje cope rruge nga Krutja ne Zhyme dhe ne “Pushimin e Shoferit”.
Ka vdekur nje djale i ri dje, perseri!
Ne te njejtin vend, ne te njejten kthese qe vret njerëz;
Ne te njejtin vend per te cilin kam dy vite qe flas, bertas, lutem e lus drejtore, menaxhere, kompani, administratore, kontraktore, te gjithe me radhe i lut deputeti;
Dy vite kanë bërë asgjë, zero!
Dhe deputeti qe ve fytyren e tij atje thjesht numëron të vdekurit dhe i vjen turp edhe te ngushelloje!
Nuk di, por nese te gjithe keta bëjnë asgjë, per cfare duhen, per cfare”, shkruan deputeti socialist.