AKTUALITET, 8 Gusht 2024, 12:48

PD dorëzon mocionin: Deputeti Vullnet Sinaj përfitoi para nga buxheti i shtetit, t'i hiqet mandati!

PD dorëzon mocionin: Deputeti Vullnet Sinaj përfitoi para nga buxheti

Grupi Parlamentar i PD-së ka dorëzuar në Kuvend mocionin për heqjen e mandatit të deputetit e PS-së, Vullnet Sinaj.

PD e akuzon ligjëvënësi socialist se në vetëm në 9 transaksione ka përfituar 36 mijë euro nga Buxheti i Shtetit.

Në dokumentin e dorëzuar në Kuvendi nga Grupi i PD-së, thuhet se “Nga verifikimi i transaksioneve zyratre të Buxhetit të Shtetit, rezulton se zoti Vullnet Sinaj gjatë periudhës që ka ushtruar mandatin e deputetit, përmes vetëm 9 transaksioneve të verifikuara nga ana jonë, ka përfituar nëpërmjet 9 kompanive të tij, të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën totale 3.689.814 lekë.”

Gjithashtu, pretendohet se kompanitë e Vullnet Sinajt kanë vazhduar të jenë në pronësi të tij, edhe pas marrjes së mandatit se si deputeti i Kuvendit të Republikës.

PD deklaron se Sinaj përmes marrëveshjeve ka bërë transferimin e kuotave dhe jo tjetërsimin e tyre, duke kaluar nga “zotërues aktiv i aksioneve” në “zotrues pasiv i aksioneve” për shkak të caktimit të “një personi të besuar”.

“Shoqëritë kanë vazhduar të jenë në pronësi të deputetit Vullnet Sinaj edhe pas fitimit prej tij të mandatit të deputetit dhe gjithashtu edhe pas emërimit prej tij të dy personave zj. Elona Koshi dhe z. Eduart Koshi si “person i besuar i ortakut të vetëm z. Vullnet Sinaj, përmes akt-marrëveshjeve të datave 20.07.201727, 29.03.201828 dhe 31.10.201829, Përmes këtyre marrëveshje rezulton se është bërë vetëm transferimi i kuotave dhe jo tjetërsimi i tyre, duke kaluar nga “zotërues aktiv i aksioneve” në “zotrues pasiv i aksioneve” për shkak të caktimit të “një personi të besuar”,”- thuhet në dokument.

Ndërsa theksohet se: “Caktimi i një “personi të besuar” nuk nënkupton që deputeti Vullnet Sinaj ka humbur pronësinë mbi shoqëritë e mësipërme dhe aq më pak ka humbur të drejtën për të marrë fitimet e shoqërisë. “Personi i besuar” siç qartësisht përcaktohet edhe në Akt-marrëveshjet e sipërcituara i ka kaluar vetëm e drejta e vendimmarrjes mbi 100% të kuotave të zotruara nga deputeti Vullnet Sinaj, me qëllim menaxhimin e përgjithshëm të aktivitetit të shoqërive. Por në asnjë rast, deputeti Vullnet Sinaj nuk humb të drejtën për të marrë fitimet nga shoqëria.”

Ndërsa në përfundim, Grupi i PD-së kërkon:

Duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e çështjes, të drejtën e aplikueshme, jurisprudencën kushtetuese dhe analizën ligjore, është e qartë se deputeti Vullnet Sinaj ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë të parashikuara nga neni 70, pika 3 e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe interpretimeve përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese të elaboruara në vendimet nr. 44/2011 dhe nr. 33/2016. Në këto kushte, në përputhje me nenet 70, pika 4, të Kushtetutës dhe nenit 119/1, pika 2, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.

KËRKOJMË:

(i) Mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet për shqyrtimin e mocionit të paraqitur nga subjekti kushtetues jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit.

(ii) Përfshirjen në Rendin e Ditës së një prej seancave më të para të Kuvendit dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.