AKTUALITET, 8 Gusht 2024, 14:02

Të shtëna me armë në drejtim të një pike karburanti në Fierzë

Të shtëna me armë në drejtim të një pike
Foto ilustruese (jo nga vendngjarja)

Policia e Tropojës njofton se ndaj një pike karburanti në Fierzë, është qëlluar me armë zjarri ditën e djeshme. Për fat ka patur vetëm dëme materiale, ndërkohë që autori nuk është kapur ende. 

"Më datë 07.08.2024, në Fierzë, në drejtim të pikës së karburanit dhe ambientit ndihmës, në pronësi të shtetasit Sh. D., 43 vjeç, banues në Fierzë, është qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit,  shkuan menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve.     

Ndërkohë, Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit", sqaron policia.