TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhet dëshmia e Zyhdi Shehut, 78-vjeçarit që vrau me bastun shokun e dhomës, 82-vjeçarin Virxhil Vesho në një azil privat në Tiranë.
“Më bullizonte, më zinte rrugën”, mësohet të ketë thënë ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, në ambientet e një azili privat në lagjen “Ali Demi”.
Zyhdi Shehi, i lindur më 1946, është një historian dhe shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare.
Ai vitin e kaluar është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga autoritetet lokale bashkiake dhe në ceremoninë e zhvilluar dallohet gjendja jo e mirë shëndetësore, teksa dridhet gjatë fjalës së mbajtur.
Sipas informacioneve paraprake, rezulton se viktima dhe autori vuanin të dy nga skleroza, kurse motivi ka qenë një sherr banal mes tyre për dhomën.