AKTUALITET, 8 Gusht 2024, 11:43

Protesta/ Blushi: Është koha për aksion, të arrestojmë në Bashki dhe në rrugë të korruptuarit!

Protesta/ Blushi: Është koha për aksion, të arrestojmë

Sot po zhvillohet protesta e radhës nga opozita, para bashkisë së Tiranës.

Tedi Blushi gjatë protestës ka hedhur akuza të ashpra ndaj kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

"Jemi sërish sot në të enjten e madhe të protestës, para monumentit më të shëmtuar të korrupsionit. Para monumentit më të fëlliqur të krimit të organizuar. Para këtij institucioni që sot është kthyer ne fole të këtij krimineli të fëlliqur. Drejtësia do të bëjë drejtësi me këtë kriminel që fshihet pas policisë dhe që ka mbrojtje shtetërore dhe që çdo ditë shton miliona euro pasuri të paligjshme.

Në nuk do të tërhiqemi derisa ta shporrim këtë vemje të fëlliqur nga ky institucion. Se ne do ti prijmë kësaj beteje edhe me jetën tonë deri ditën që do të vendoset drejtësi për të gjitha krimet dhe për të gjithë vjedhjet që ai ka kryer.

Është koha e aksionit sepse me të drejtë durimit tonë i ka ardhur fundi, sepse me të drejtë edhe ju jeni lodhur nga fjalimet e gjata. Është koha e aksionit, ndaj ju ftoj duke ju prirë ne të parët ju për ta arrestuar ne Erion Velinë kudo ku ai ndodhet. Për ti dhënë atij ndëshkimin e merituar sa kohë SPAK-u është bërë pale me të, sa kohë SPAK-u është bërë palë në krim me Erion Velinë.

Ai u amnistua nga krimi më i madh që ka bërë në krye të kësaj bashkie që është inceneratori fantazmë i Tiranës që edhe sot po paguhen 80 mijë euro për një shërbim që nuk kryhet. Erion Veliaj duhej te ishte para 4 vitesh i arrestuar por ai sot shijon lirin dukë ndërtuar edhe hotel në Dhërmi. Sot po vuajnë dënimin disa bedelë të Erion Velisë që janë vetofruar për të shërbyer si sapun për ti pastruar fytyrën këtij krimineli të shëmtuar. Por nuk ka SPAK që e mbron Erion Velinë nga zemërimi popullor. Ju ftoj jo vetëm çdo të enjte por edhe çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës të protestojmë të jemi këtu para dyerve të këtij institucioni për ta kapur për zverku këtë kriminel që jo vetëm shijon lirinë por edhe pasurohet me taksat tuaja.   

Shikoni këto kulla rreth e qark. Shumica janë ta pabanuara sepse janë para që krimi i investon për ti konservuar. Prandaj  në nuk do të lejojmë që krimi të bëjë ligjin në Tiranë, që mafia të marrë peng bashkinë e Tiranës, siç e ka marrë mafia e inceneratorëve dhe organizata kriminale 5D. Erion Veliaj duhet të marrë ndëshkimin më shembullor, ndëshkimin që meriton një kriminel një armik i popullit. Me këtë drejtësi të kapur nuk do të ketë drejtësi". tha Blushi.