AKTUALITET, 8 Gusht 2024, 12:28

Gjykata cakton masën "arrest me burg" për Noizyn

Gjykata cakton masën "arrest me burg" për Noizyn

Gjykata ka caktuar masën "arrest me burg" për Rigels Rajkun, i njohur me emrin e artit "Noizy" dhe për Bahtjar Bajraktarin, i njohur si DJ Crax,  pasi dyshohen për dhunë ndaj Medi Isenin.

Reperi dhe miku i tij,  dyshohet se kanë marrë pjesë në rrahjen e personazhit të njohur në Tik-Tok, në një diskotekë të Pejës. 

Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. 

Ekstradimi i Noizyt kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe procedura për ekstradimin ka nisur. 

Këngëtari i njohur ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.