TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e PL në Tiranë ku ka dhënë porosi të qarta për të sqaruarr çdo sipërmarrje e biznes në kryeqytet për programin për uljen e taksave.
Meta deklaroi se kjo forcë do të mbajë çdo premtim të dhënë dhe se opozita ka një kandidat me plan për disa oligarkë e plaçkitës.
“Mesazhin e Tiranës do e dëgjojë gjithë bota.
Programi i kandidatit tonë, ka krijuar entuziazëm tek kryeqytetasit, sepse më në fund po vjen një kandidat me plan për disa oligarkë e plaçkitës.
Përshëndes këshilltarët për punën e shkëlqyer që po bëjnë, ka vend për të shtuar ritmin e komunikimit me qytetarët, sepse ka një program të shkëlqyer me të cili keni të drejtë morale çdo qytetari t’ju votojë", tha Meta.
Sipas tij, programi për uljen e taksave ndihmon çdo sipërmarrës e qytetar të Tiranës sepse ul koston e biznesit dhe jetesës.
"Tre janë problemet më të mëdha në Shqipëri, kostoja e jetesës që vjen nga korrupsioni, vetë korrupsioni si baza e varfërisë, si dhe largimi i fuqisë punëtore e të rinjve.
Ajo që është e sigurt është që PL ju siguron që do t'i qëndrojmë besnik gjithçkaje që premtojmë.
Të luftojmë për të rinjtë e të rejat sepse vetë anketa e INSTAT që është nën kontrollin e Ramës, kishte një fakt shqetësues.
1/3 e të rinjve 20-24 vjeç nuk janë as në shkollë e as në punë, pra nuk e dinë se ku janë. Janë në një gjendje të dëshpëruar. Në shkollë e kanë të vështirë të shkojnë sepse familjet e kanë të vështirë t’i mbështesin.
Kam një lutje, pranë çdo biznesi e sipërmarrjeje shpjegojini uljen e taksave dhe mënyrën se si do të përfitojnë prej tyre”, deklaroi kreu i Partisë së Lirisë.