AKTUALITET, 28 Shkurt 2025, 20:06

Zgjedhjet e 11 majit, votim dhe numërim elektronik në Njësinë 10 dhe në Vorë

Zgjedhjet e 11 majit, votim dhe numërim elektronik në

Votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të kryhet në Njësinë nr. 10 në Tiranë dhe në bashkinë e Vorës.

Komisioni Rregullator shqyrtoi sot projektvendimin për përdorimin e pajisjes elektronike të votimit dhe numërimit.

“Në zgjedhjet për Kuvend procesi i votimit dhe numërimit elektronik të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN), në të gjitha qendrat e votimit të Njësisë Administrative nr. 10 të Bashkisë Tiranë (31QV) dhe qendrat e votimit të Bashkisë Vorë (44QV)”, njofton KQZ.

Në çdo qendër votimi do të ketë dy pajisje elektronike të votimit dhe numërimit.