TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej një dekade Korça vijon të ketë një trend në rritje të personave që vuajnë nga sëmundjet kardiake. Viti 2024 u mbyll me 323 raste me infarkte, ndërkohë që 2023 shënoi 312 të tilla.
Shefja e Pavionit të Kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Korçës rendit si shkaqet kryesore të kësaj situate, mënyrën e jetesës, pa përjashtuar faktorët genetikë dhe plakjen e popullsisë së rajonit.
Shqetësim për Rajonin e Korçës mbetet ulja e moshës së personave të prekur nga sëmundjet e zemrës, ku nuk janë të pakta rastet e pacientëve 30-vjeçarë. Në dy vitet e fundit kanë humbur jetën nga sëmundjet e zemrës në Spitalin e Korçës 32 pacientë.