AKTUALITET, 28 Shkurt 2025, 15:32

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makina del nga rruga dhe

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite më parë në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Belorta.

Sipas informacioneve një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, por pasagjerja është dërguar në spitalin e Korçës për kontroll.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjet e rrethanave të aksidentit.