TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vajza që shihni në foto është 24-vjeçarja palestineze që u vra nga bashkëshorti i saj në apartamentin me qira që çifti kishte marrë në Tiranë.
24-vjeçarja Rayyan Alwan dhe bashkëshorti i saj, 49-vjeçari Fadi Alwan mbërritën në Shqipëri, nga aeroporti i Rinasit më 19 Shkurt.
Viktima dhe bashkëshorti i saj 25 vite më i madh raportohet se jetonin në Gjermani, nga edhe ku kishin mbërritur në Rinas, ndërsa në aeroport janë prezantuar me dokumente greke.
Pasi kanë marrë një taksi ata janë akomoduar në banesën e marrë me qira tek Blloku i Ambasadave, ku dyshohet se 3 ditë më vonë, konkretisht më 22 Shkurt ndodhi edhe vrasja ku 49-vjeçari masakroi me thikë bashkëshorten e tij.
Ndërkohë trupi i pajetë i viktimës Rayyan Alwan u gjet pesë ditë më vonë, më 27 Shkurt, me plagë të shumta në trup.
Grupi hetimor ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim pas analizimit të gjitha veprimet e autorit, Fadi Alwan.
Bashkëshorti i viktimës pasi kryerjes së krimit e ka mbuluar trupin me çarçaf dhe ka dalë shumë qetë nga banesa ku ishin akomoduar. Ndërkohë mësohet se kjo ishte hera e parë që çifti vizitonin vendin tonë.
Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49 vjeçari në pamje filmike shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë.
Ai mësohet se ka marrë me vete të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares.
Dyshues për policinë është edhe fakti se ku kanë prenotuar banesën me qira nuk kanë dhënë dokument identifikimi pronarëve të banesës.