AKTUALITET, 28 Shkurt 2025, 19:26

Votimi nga jashtë, KQZ nxjerr shifrat: 245 705 mijë kërkesa, 199 790 zgjedhës të regjistruar

Votimi nga jashtë, KQZ nxjerr shifrat: 245 705 mijë kërkesa, 199

Në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari deri sot kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, shtetas 245 705 shqiptarë.

Këto janë shifrat e fundit të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri sot në orën 18:59, ndërsa aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 4 mars.

Sipas të dhënave të KQZ-së janë miratuar kërkesa dhe janë refuzuar 199 790 të tilla.

Gjithashtu janë bërë 305 625 kërkesa për regjistrim gjithsej, janë shqyrtuar 301 178 kërkesa dhe 4 396 janë në shqyrtim.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave për regjistrim të miratuara është nga Italia me 73 173, e ndjekur nga Greqia me 54 597, Gjermania me 21 441, SHBA me 17 117 dhe Britania e Madhe 14 447.

Sa i takon qarqeve, numri më i lartë i kërkesave për regjistrim të miratuara është nga qarku i Tiranës me 41 823, e ndjekur nga Fieri me 26 214 si dhe nga Elbasani me 20 642.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në datën 4 mars.