TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nesër, më 1 mars, do të zhvillohet gara e primareve në PD, përmes së cilës do të caktohen deputetët kandidatë të PD-së që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një njoftim lidhur me vende e votimit për qarkun Tiranë, ndërsa ka publikuar fletën e votimit për qarkun e Tiranës.
Postimi i plotë
NJOFTIM ZYRTAR — PRIMARET E PARTISË DEMOKRATIKE – QARKU TIRANË
Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike,
Nesër, më 1 Mars 2025, zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025.
Ora: 08:00 – 18:00
Vendet e votimit:
Tirana 1 - Shkolla "Ali Demi"
Tirana 2 - Selia Qëndrore e PDSH
Tirana 3 - Selia e Degës, zona e Xhamllikut, pas
karburantit Ifuel
Tirana 4 - Selia e Degës, "Kompleksi Orion", Rr. “Faruk
Begolli”
Tirana 5 - Selia Degës, Kompleksi “Kika”
Tirana 6 - Selia e Degës, Kombinat
Tirana 7 - Selia e Degës, Rr. “Muhamet Gjollesha”,
Godina përballë "Hotel Mondial"
Tirana 8 - Selia e Degës, Rr. “Xhemal Tafaj”, Lagjja te
Selvia, Rruga e “Saraçëve”
Tirana 9 - Selia e Degës, Bulevardi i Ri
Tirana 10 - Selia e Degës, Rr. “Bogdanëve”
Tirana 11 - Selia e Degës, Rr. “Egnatia”, sipër KMY, kati
2
Tirana 12 - Zyra e Degës, Sauk
Tirana 13 - Zyra e Degës, Yrshek
Tirana 14 - Zyra e Degës, Qesarakë, Dajt
Tirana 15 - Zyra e Degës, Lokali i Besnik Kodrës, Pezë
Helmës
Tirana 16 - Selia Degës, zona e Astir
Kamëz - Selia e Degës, në qendër të Kamzës
Kavajë - Tek kinemaja, në qendër
Vorë - Vorë, Hotel Kontinental, kati 1, hyrja nga pas
Rrogozhinë - Rr. “Stacioni i Trenit”, tek kinemaja
Mënyra e votimit: Një anëtar, një votë.
Kandidatët: Në fletën e votimit do të gjeni të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë (Tiranë, Kamëz, Kavajë, Vorë, Rrogozhinë).
Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.
Ftoj të gjithë anëtarët e PD-së në qarkun Tiranë të marrin pjesë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Kontributi juaj është thelbësor për një proces të drejtë, transparent dhe demokratik.
Për të parë listën e kandidatëve, klikoni mbi foton!
#Primaret2025 #PD #Voto #Tiranë #Kamëz #Kavajë #Vorë #Rrogozhinë
