TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qytetarët që do të marrin një kredi konsumatore do të paguajnë norma më të ulëta interesi. Banka e Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare” të cilat konsistojnë në reduktimin e kostove të ngarkuara konsumatorit në kontratat e kredisë konsumatore me këste, kryesisht në vlera të vogla.
Ndryshimet rishikojnë metodologjinë e Bankës së Shqipërisë për përllogaritjen e NEI-t maksimal për kategorinë e kredisë konsumatore me këste në fashën 0-200.000 lekë.
Gjithashtu, pjesë e ndryshimeve është edhe shtimi i detyrimit për kryerjen e pagesës nga ana e konsumatorit të komisioneve të aplikuara nga subjektet në momentin e dhënies së kredisë konsumatore, duke mos lejuar shpërndarjen e këtyre kostove përgjatë jetëgjatësisë së kredisë.
Nga ana tjetër, ndryshimet në rregulloren “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare” synojnë rritjen e transparencës ndaj konsumatorëve që në fazën e reklamimit të produkteve e shërbimeve.