AKTUALITET, 28 Shkurt 2025, 16:58

Në hetim për dosjen “Veliaj”, biznesmeni Gentian Sula apelon masën “detyrim paraqitje”

Në hetim për dosjen “Veliaj”, biznesmeni Gentian Sula

Biznesmeni Gentian Sula ka ankimuar masën “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij në kuadër të hetimit për korrupsion që lidhet me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kërkesa është dërguar nga avokati i Sulës në Apelin e Posaçëm për të rishqyrtuar vendimin.

Sula ndodhet nën hetim i dyshuar për korrupsion, ndërsa e gjithë çështja është duke u ndjekur nga drejtësia.

Sula është në mesin e biznesmenëve që janë nën hetim në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi dyshohen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës.