AKTUALITET, 28 Shkurt 2025, 14:46

Dosja e Veliajt/ Biznesmeni Sokol Kryeziu paraqitet në GJKKO! Njihet me masën e sigurisë

Dosja e Veliajt/ Biznesmeni Sokol Kryeziu paraqitet në GJKKO! Njihet me

Biznesmeni Sokol Kryeziu, pjesë e dosjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, është paraqitur në GJKKO.

Mësohet se biznesmeni është njohur me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij, ndërsa u paraqit ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme pasi ka qenë jashtë vendit.

Biznesmeni i kompanisë “Gerard-A” është pjesë e dosjes së Erion Veliajt. Ai ka blerë 50 milionë lekë piktura pranë “NAN Gallery”, që kontrollohet nga Ajola Xoxa, ndërsa më herët ka qenë një fshesar në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit, punëtor ngarkim-shkarkimi apo faturino.