AKTUALITET, 16 Dhjetor 2024, 10:45

Zgjedhjet 2025/ Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në seli, çfarë u diskutua

Zgjedhjet 2025/ Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në seli,

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot në selinë e PS drejtuesit politikë socialistë në qarqe.

Raportohet se në mbledhje kanë marrë pjesë në lidhje online edhe kryetarët socialistë të Bashkive.

Mbledhja është fokusuar tek përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Burime thonë se drejtuesit kanë raportuar mbi numrin e emigrantëve në qarqet përkatëse që drejtojnë.

Diskutimi vjen edhe në kuadër të afateve që Rama vendosi në mbledhjen e Kryesisë më 9 dhjetor, ku u ka kërkuar drejtuesve që brenda një afati kohor prej 3 javësh të përmbyllin procesin e identifikimit të emigrantëve në regjistrat e partisë.

Në mbledhjen e kaluar të Kryesisë, Rama emëroi Blendi Klosin si drejtues politik në Dibër, pas spostimit të Blendi Goxhes në Qarkun e Tiranës, konkretisht në zonën e Kombinatit.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu për zgjedhjet e ardhshme do të punojë në qarkun e Vlorës, krah Bledi Çuçit, i cili është drejtuesi politik i zonës.