AKTUALITET, 16 Dhjetor 2024, 09:26

VIDEO/ Kupa e Kombit në Paragliding, Rama ndan pamjet: Një nga garat më të rëndësishme në Shqipëri dhe Kosovë

VIDEO/ Kupa e Kombit në Paragliding, Rama ndan pamjet: Një nga garat

Kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga edicioni i parë i Kupës së Kombit në Paragliding, një nga garat më të rëndësishme që u zhvillua në Shqipëri dhe Kosovë.

Në një postim në Facebook, Rama ka përshëndetur garën që solli pilotë nga rajoni dhe më gjerë, duke i uruar publikut një javë të mbarë.

“MIRËMËNGJES ???? dhe me disa nga momentet e Kupës së Kombit në Paragliding, një nga garat më të rëndësishme në Shqipëri dhe Kosovë, që solli pilotë nga rajoni dhe më gjerë në edicionin e saj të parë, ju uroj një javë të mbarë,” shkruan Rama në postimin e tij, duke shoqëruar mesazhin me një video nga gara.