TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministrja italiane Georgia Meloni ka folur në lidhje me qendrat e emigrantëve në Lezhë.
Ajo shprehet se nuk do të bëhet asnjë hap pas nëlidhje me këtë nismë.
“Qendrat do të funksionojnë, edhe nëse do të më duhet të kaloj çdo natë atje deri në fund të qeverisë italiane. Protokolli me Shqipërinë i frikëson trafikantët. Nëse ne ndalojmë, do jetë në favor të kriminelëve”, shprehet Meloni.
Më tej iu drejtua sistemit të drejtësisë, duke thënë: “Jam e sigurt se objektivi i shumicës së magjistratëve është të luftojnë çdo mafie, qoftë edhe atë të detit. Por nëse nuk jemi efektivë, të vetmit që përfitojnë janë kriminelët”.
Kujtojmë se qendrat momentalisht nuk kanë asnjë emigrant, pasi dy grupet që u sollën në Shqipëri, me vendim të një gjykate në Romë, u kthyen në Itali.