AKTUALITET, 15 Dhjetor 2024, 19:31

U shtrua në QSUT, 17-vjeçarja dyshohet se humbi jetën nga bakteri i rrallë

U shtrua në QSUT, 17-vjeçarja dyshohet se humbi jetën nga

Një 17-vjeçare ka humbur jetën për shkak të meningitit bakterial. Fillimisht adoleshentja është paraqitur një ditë më parë në spitalin e Durrësit dhe më pas është nisur drejt QSUT-së, ku ka humbur jetën paraditen e kësaj të diele.

Ndërkohë po trajtohen me profilaksi familjarë të saj dhe personeli mjekësor që ka trajtuar 17-vjeçaren pasi meningiti bakterial është ngjitës.

Në vendin tonë ndryshe nga vende te tjera vaksina kundër meningitit nuk është e përfshirë në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit.

Meningjiti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin.
Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje, dhembje të forta koke. Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të humbasë jetën.
Shkaktues të ndezjes së cipës së trurit janë kryesisht viruset. Po ashtu edhe bakteret mund të shkaktojnë meningjitin.