TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas reshjeve të dendura të shiut të shoqëruar edhe me reshje dëborë, sot vendin ja kanë lënë temperaturave të ulëta deri në minus 7 gradë ku ka sjellë ngrica në rrugët nacionale dhe ato rurale.
Si pasojë e ngricave në rrugë mëngjesin e sotëm është shënuar një aksident rrugor në vendin e quajtur “Kthesa Kice”ku janë përplasur dy mjete dhe për pasojë është plagosur një person.
Sipas policisë rrugore shkak i aksidentit ka qenë prezenca e akullit në rrugë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet.
Siç shihet edhe nga pamjet rrugët janë të mbuluar nga akulli ku dhe mungon hedhja e kripës,ndaj policia bën apel drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes në lëvizje!